Gazeta “Shkodra Sport” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë tifozëve shkodranë. Për të përçuar më tej emocionet e tyre, pritshmëritë dhe njëkohësisht edhe ankthin me të cilin i përjetojnë ndeshjet e Vllaznisë.

Në këtë kuadër, gazeta juaj ka kontaktuar sërish me disa prej tyre, për të folur me ta rreth ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi, mënyrës si po e presin atë dhe njëkohësisht edhe duke i marrë një parashikim për rezultatin përfundimtar të saj.

Njëri nga këto tifozë është edhe Andi Gjurgjej, njekohesisht nje mik dhe bashkepunetor i gazetes tone, i cili ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” për sfidën e së martës. Më poshtë mund të lexoni edhe përgjigjet e pyetjeve që ai ka dhënë për gazetarin Maringlen Zhivani:

– Andi, si po e përjetoni pragndeshjen e kësaj finaleje të kupës në mes Vllaznisë dhe Laçit?

Se pari faleminderit qe me dhate mundesine te flas per ndeshjen finale te Kupes. Personalisht ndeshjen Vllaznia-Laçi e shoh si nje perballje ku ndeshen me njera tjetren dy pole te kunderta. Laçi vjen nga nje sezon mund te themi i suksesshem ku u rendit ne vendin e dyte ndersa Vllaznia nga nje sezon me plot ulje-ngritje.

Si Vllaznia ashtu dhe Laçi padyshim qe do kerkojne ta fitojne kete perballje qe perkon me finishin e sezonit, pasi fitimi i ketij trofeu padyshim qe do i sherbente shume te dyja ekipeve, si Vllaznise qe per tëa do ishte nje lloj frymemarrje ne arritjen e objektivave sezonal por dhe per laçjanet pasi triumfi ne finalen e Kupes do i vendoste kuroren sezonit te tyre te sukseshem. Mendoj se perballja do dhuroje garë te forte sportive jo vetem ndermjet lojtareve ne fushen e lojes por dhe mes filozofise se strategeve te mirenjohur Josa dhe Duro.


– Besoni tek fitorja e Kupës nga Vllaznia?

Jam shume optimist dhe besoj qe Vllaznia do te dije ta fitoje ndeshjen pasi ka dhe eksperiencen e sezonit te shkuar e kjo ne nje farë menyre e avantazhon. Ma do mendja qe ekipi do hyje me e karikuar se kundershtari ne fushen e lojes dhe do kete me shume uri e deshire per ta fituar kete ndeshje pasi nga kjo ndeshje varet dhe objektivi minimal i klubit qe eshte pjesmarrja ne Europe dhe per kete trajneri e lojtaret do dijne ta vleresojne maksimalisht e ne fund t’i marrin me te miren e mundshme.


– Çfare duhet te beje Vllaznia per ta fituar ndeshjen?

Pika me e forte e Vllaznise ne kete ndeshje mendoj qe duhet te jete loja ne grup. Nese Vllaznia arrin ta realizoje kete mendoj se eshte OK dhe rezultati do vije. Qe nga fillimi i sezonit kam pare shume ndeshje te Vllaznise e mendoj qe hera-heres loja e tyre ka stonuar sepse ekipi nuk fokusohej tek loja ne grup por tek topat “një e dy” te Latifi. Per te patur sukses loja nuk duhet bazuar te lojtaret individuale por tek loja e grupit. Kete e shoh te rendesishme per mbarevajtjen jo vetem te kesaj ndeshje por edhe ne vazhdimesi.


– Mendoni se do kete shume tifoze shkodrane ne “Air Albania”?

Po, kam informacione reale qe stadiumi Air Albania do jete e mbushur plot me tifoza shkodran e do jete atmosfere elektrizuese ashtu siç vete kjo ndeshje e fund sezonit e kerkon. Nuk di ta them me saktesi çfare organizimesh do kete nga grupimi i tifozave por di te them qe tifozat shkodran do dhurojne spektakel ne tribune ne mbeshtetje te Vllaznise me besimin se kjo kupe do vije ne Shkoder per te dytin vit rradhazi.

– Një parashikim për rezultatin e kësaj finaleje…

Eshte paksa e veshtire te parashikoj se si do shkoje kjo finale pasi siç e thashe dhe me lart te dyja ekipet duan ta fitojne ndeshjen, por varet dhe nga kjo se si ekipet do e interpretojne ate. Presim e te shohim.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI