Paraditen e sotme është prezantuar nga presidenti Matija bashkë edhe me dy amerikanet e tjera dhe padyshim që ajo duket shumë e kënaqur me këtë përvojë të re që ka nisur duke shpresuar të bëjë më të mirën për kampionen e Shqipërisë.

Futbollistja amerikane Jeniffer Lynn Eberhardy ka folur shkurt për mediat pas prezantimit të sotëm duke u shprehur: “Preferova të jem pjesë e Vllaznisë sepse luan në nivelet më të larta të futbollit europian dhe është ekipi më i mirë këtu në Shqipëri, kështu që jam shumë e kënaqur që jam pjesë e saj.

Për këtë skuadër më ka folur shoqja ime Cassidy Blanchard që ka ardhur më përpara tek Vllaznia dhe nisur nga ato çfarë ajo më tha, vendosa edhe unë të pranoj ofertën për të luajtur me këtë skuadër. Shoh që niveli është shumë i mirë dhe padyshim që do të synojmë të kalojmë edhe këtë tur të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës”.

Tre lojtaret amerikane që sapo kanë mbërritur në Shkodër dhe janë veshur tashmë kuqeblu janë Lauren Elisabeth Prott dhe Kelli Lynn Sëenson që luajnë në qendër të mbrojtjes ndërsa Jeniffer Lynn Eberhardy luan si mesfushore.

Ndeshja e parë e turit të dytë, ajo ndaj danezeve të Fortuna Hjorring do të luhet të mërkurën e ardhshme, me datë 11 shtator, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com