Pak dite me pare ka debutuar ne kampionatin kroat duke luajtur ne formacionin e Lokomotives se Zagrebit si titullar, ne ndeshjen qe ajo luajti ndaj Hajdukut te Splitit.

E kemi fjalen per mesfushorin nga Kopliku Enis Çokaj i cili pas huazimit gjashtemujor tek Laçi eshte kthyer serish ne Kroaci, aty ku dhe gjithçka po i shkon si duhet.

Debutimi ne kampionatin e Superliges se ketij vendi, i ka dhuruar emocione te medha per me teper qe debutimin e bere ndaj nje emri te madh si Hajduku i Splitit.

Nderkohe pak dite me pare luajti serish si titullar ndaj NK Istra dhe kontribuoi ne fitoren 4-1 te Lokomotives. Çokaj duket se eshte “ne qiellin e shtate” duke perjetuar momente te lumtura. E thote kete gje edhe ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport”:

– Enis tashme keni debutuar ne kampionatin kroat duke luajtur me sukses ne formacionin e Lokomotives. Si ishte ky debutim per ju, a kishit emocione?

– Ka qene vertete nje kenaqesi e madhe sepse do te luaja si titullar dhe per me teper debutova ndaj nje skuadre si Hajduku i Splitit. Me pas luajta edhe ndaj Istres ne ndeshjen e para pak diteve. Si ndeshje e pare padyshim qe kisha shume emocione.

– Prisni te luani edhe ne ndeshjet e ardhshme?

– Nuk e di, kjo eshte ne doren e trajnerit. Di te them se nese do te luaj, do te jap gjithmone maksimumin tim.

– Cili eshte objektivi juaj per kete sezon?

– Objektivi eshte te luaj sa me shume ndeshje dhe t’i sherbej ekipit.

– Jeni shume shqiptare tek Lokomotiva. Ju ndihmon ky fakt?

– Padyshim qe po sepse shkojme shume mire me njeri- tjetrin si brenda fushe ashtu edhe jashte saj.
www.shkodrasport.com