Prej tre ditesh eshte grumbulluar ne Durres bashke me kombetaren U17 dhe po mundohet te beje me te miren per te, aq me teper qe tani stafi teknik e ka “graduar” edhe si kapiteni.

Mbrojtesi shkodran Marçelino Preka duket shume i lumtur per kete gje dhe ne nje prononcim për FSHF TV ka thënë: “Është hera e gjashtë që grumbullohem dhe jam i lumtur për këtë, pasi tani më është besuar dhe shiriti i kapitenit.

Është përgjegjësi e madhe kur vesh fanellën kuqezi, është ndjesi e papërshkrueshme. Jam pjesë e Akademia Shkodër, kam tre vite që luaj futboll. Më parë jam marrë me atletikë, jo me futboll. Dilja në tre vendet e para.

Kam ëndërr gjithmonë të bëhem lojtar i kombëtares A, të vazhdoj si Hysaj dhe të jem si ai”. Ëndërrat nganjehere nuk behen realitet por ka raste qe edhe behen. Megjithate duhen kerkuar deri ne fund qe ato te realizohen.

Dhe Preka duket i vendosur per kete gje. Ne prill do te jete serish ne Itali per te vijuar me bisedat me Genoan dhe shanset jane qe te qendroje atje per te vijuar karrieren ne vendin fqinj,