...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlet kapiteni i Vllaznisë, Lika: Sfidat në Vlorë gjithmonë të vështira, e...

Flet kapiteni i Vllaznisë, Lika: Sfidat në Vlorë gjithmonë të vështira, e tillë është edhe sfida e nesërme

Disfata ndaj Partizanit nuk hiqet lejte nga mendja e futbollisteve te Vllaznise. E kane pesuar ne fund dhe padyshim qe keqardhja eshte e madhe tek ta. I pyetur nese kjo humbje ka lene pasoja apo jo tek skuadra, kapiteni Gilman Lika ne nje prononcim per “Panorama Sport” eshte shprehur:

“Mund të them pa frikë se nuk do të ketë aspak ndikim. Ne jemi të vetëdijshëm që kemi bërë më të mirën e mundshme në atë takim. Kemi qenë të barabartë dhe kemi pasur mundësi për ta fituar takimin. Gabimet janë pjesë e lojës për të dyja skuadrat, por unë e thashë edhe më sipër së nëse do të ishte një gjykim ndryshe, atëherë nuk do të kishim folur për një humbje tonën sot.

Nderkohe i pyetur se cili është objektivi i Vllaznisë për sfiden e neserme ndaj Flamurtarit ne Vlore, mesfushori i kuqeblu do te shtonte:

Në Vlorë gjithnjë janë ndeshjet e vështira. Të tillë e shikoj edhe këtë duel. Megjithatë, si në çdo përballje të këtij sezoni, objektivi ynë është që të shkojmë dhe të kërkojmë maksimumin. Për ne ka shumë rëndësi në këto momente që të kthehemi te rezultatet pozitive sa më shpejt. Djemtë po vazhdojnë punën me të njëjtin ritëm, në mënyrë që të bëjmë një paraqitje të mirë edhe në Vlorë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.