Vemendja e shkodraneve vertete eshte e fokusuar aktualisht tek ndeshja e kombetares shqiptare ndaj asaj turke, por ne fakt dashamiresit e basketbollit jane te perqendruar tek takimi i neserm i Vllaznise ndaj Teutes.

Kjo ndeshje do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe duke folur ne prag te saj kapiteni Erjon Llazani shprehet i bindur se kuqeblute mund t’ia dalin ta fitojne. Kete optimizem ai e ka shfaqur ne nje prononcim te dhene per RTSH kur ka thene:

“Ekipi i Teutës është i fortë, pretendent për kampion. Por, ne vijojmë intensivisht stërvitjet. Në ndeshjet ndaj Teutës kemi luajtur mirë, por shpresojmë që këtë herë edhe të fitojmë. Ndaj Teutës, grupi i lojtarëve është i plotë dhe besoj se të gjithë lojtarët do të japim maksimumin. Lojtarët e huaj janë kryesorët në ekipin tonë, por edhe lojtarët vendas i japin një shtysë më shumë skuadrës tonë.”

Ndërkohë, Llazani ka folur edhe për sfidën e javës së ardhshme, ndaj rivalit direkt Kamzës, teksa është shprehur:“Përsa i përket ndeshjes së javës së ardhshme ndaj Kamzës, mund të them se ajo është ndeshja e jetës dhe duhet të japim maksimumin tonë. Normalisht që nëse japim 100% do fitojmë dhe ky është objektivi jonë i vetëm për këtë takim.”

Ndeshja Vllaznia- Teuta luhet te shtunen ne oren 18.00 dhe pritet te ndiqet nga nje numer i madh tifozesh shkodrane qe do te mbeshtesin djemte e drejtuar nga trajneri Plantak per marrjen e nje fitoreje qe do te ishte shume e rendesishme.