“Mosbesimi” është fraza më e dëgjuar nga mediat gjermanë pas disfatës ndaj Japonisë në testin e parë zyrtar “Katar 2022”. Kësaj vorbulle nuk mund t’i shpëtonte as ikona e përfaqësues së Gjermanisë, Jurgen Klinsman. 58-vjeçari deklaroi se vetëm një mrekulli mund t’i mundësojë kalimin për në raundin me eliminim direkt, kjo në varësi të kundërshtarit të ardhshëm.

Spanja e “frikshme”, e cila dëshmoi gjendjen e tillë ndaj Kosta Rikës, e përfunduar me shifrat e thella 7-0. “Përfaqësuesja jonë ka nevojë për njëmrekulli për sa i përket çështjes së kualifikimit në raundit përtej fazës së grupeve.

S’mendoj se do të jetë vetëm aspekti taktik që Gjermania të triumfojë ndaj Spanjës. Duhet të japin shpirtin në fushë, jo 70 minuta, por në çdo sekondë, nëse vërtetë dëshirojnë të vazhdojë aventurën në një kompeticion kaq të rëndësishëm.Të shpresojmë se ditët në vijim do t’i shërbejnë stafit dhe lojtarëve në gjetjen e zgjidhjes perfekte, në një kohë ku presioni luan rolin e vet.

Eliminimi është gjithmonë i dhimbshëm, uroj të mos jetë fati i ‘Pancerave’”, citonte me nota trishtuese Klinsman. Ish-lojtari gjerman nuk ngurroi të fliste me superlativa ndaj kundërshtarit, duke shtuar se: “Pjesa e parë nuk solli asgjë nga repertori i tyre, ndërsa tabloja e së dytës mbartte të tjera ngjyra plot nuanca në koordinime.

Tolerimi ynë dhe guximi i tyre për të marrë rrezikun me vete solli këtë përfundim, ku ishin japonezët të buzëqeshurit”, theksonte Klinsman.