E ndjek Vllaznine ne shume ndeshje, brenda ne Shkoder por edhe jashte saj. Eshte skuadra per te cilen ai ka shume simpati dhe si rrjedhoje deshiron qe ajo te fitoje te merkuren edhe trofeun e Superkupes ndaj Tiranes ne ndeshjen qe do te luhet ne “Air Albania” duke filluar nga ora 19.00.

E kemi fjalen per komentatorin e njohur Gjin Palushaj. Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai ka folur per ndeshjen e pas dy diteve, per te cilen eshte shprehur:

“Vllaznia Tirana ka sjell gjithmone emocione dhe jo me kot konsiderohet klasikja e futbollit shqiptar. Takimi i se merkures do te zhvillohet i forte ku te dyja skuadrat do te tentojne t’i rrembejne njera-tjetres trofeun e superkupes.

Por mendoj qe Vllaznia e ka si detyre shtepie ta fitoje kete kupe pasi duke pare edhe dy ndeshjet e zhvilluara per kampionat ndaj Tiranaes, ku i ka rrembyer 4 pike ne Tirane, them qe shkodranet jane me larte psikologjikisht se Tirana.

Me mbeshtetjen edhe te tifozerise se zjarrte shkodrane, e cila kam besimin qe do jete e shumte, do te nxisin kuqeblute te zhvillojne nje loje ofensive dhe te bukur, per te kenaqur sportdashesit e saj me fitimin e Superkupes natyrisht duke e sjell ne Shkoder e duke e vendosur perkrah trofeve te tjere edhe ate”./SHKODRA-SPORT.COM/