Skënderbeu po kalon një moment mjaft të mirë në Kategorinë e Parë duke e udhëhequr me 37 pikë pas 19 ndeshjesh dhe është favorit për t’u kthyer në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar.

Mesfushori i krahut Uendi Vecaj ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, për të folur për ecurinë e Skënderbeut.

Fitorja me Tomorin –“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe jemi të lumtur që në fund morëm tri pikët. Tani jemi në krye dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Ndryshimet në pankinë – “Trajneri Ivan Gvozdenović na ka sjellë frymë të re. Jemi në vend të parë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk ka ndeshje të lehta dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Ambientimi në Korçë – “Këtu ndihem mirë, ambienti është i mirë.

Skënderbeu është emër i madh në futbollin shqiptar. Shpresoj se do të ecim kështu drejt Superligës”.

Rivalët më të fortë – “Kundërshtarët më të fortë që ne kemi është Flamurtari dhe Dinamo, por të gjitha ndeshjet janë të vështira”.

Idhulli – “Unë jam tifoz i Mesit në futbollin botëror, atë shikoj më shumë, ai është me të majtën dhe unë po ashtu. Tani luaj edhe si nr.10, por në krahun e majtë ndihem më mirë”, tha mesfushori sulmuesi i Skënderbeut.