Teuta po vijon me intesitet përgaitjet për sezonin e ri. Durrsakët janë shpërngulur në Korçë ku do të qendrojnë për disa ditë mënyrë që të përgatiten për sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka luajtur disa miqësore ku shkëlqyer, por edhe merkato. Uendi Veçaj u zyrtarizua si lojtar i Teutës duke lënë Dinamon e Zagrebit.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, mesfushori i avancuar u shpreh se Teuta ka potencialin e duhur për të konkuruar për titullin kampion.
“Mendoj se po stërvitemi mirë, kemi në skuadër lojtarë shumë të mirë. Në miqësoren e fundit bëm një paraqitje shumë të mirë të gjithë si skuadër. Jam i lumtur për golin e shënuar pasi më bën shumë mirë”.
Merkto? ” Ka pasur shumë largime nga skuadra, por gjithashtu ka pasur edhe afrime shumë cilësore. Janë lojtarë që kanë luajtur në Superligë dhe besoj se do të na ndihmojnë shumë”.
Pikat e forta? “Mesfusha dhe sulmi janë pikat tona më të forta. Po punojmë shumë në stërvitje për t’u përforcuar akoma më shumë”.
Objektivat? “Teuta ka potencialin për të konkuruar për titullin kampion dhe Kupat e Europës”, u shpreh Vecaj./newsport/