Kombëtarja shqiptare e femrave U-17 mori fitoren e parë në grup të enjten, pasi mposhti me shifrat 1-0 skuadrën e Azerbajxhanit, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2021/2022.

Vajzat kuqezi bënë një paraqitje fantastike në stadiumin “Elbasan Arena”, duke dhuruar emocione të mëdha për të gjithë. Në prononcimin pas ndeshjes për fshf.org, protagonistja absolute e kësaj ndeshje ishte pa dyshim futbollistja e Vllaznise Klaudja Borci, e cila i dha tre pikët e para Kombëtares me golin e shënuar në minutën e 37-të.

Sulmuesja shkodrane shprehet se ekipi e meritoi këtë fitore, ndërsa foli edhe për synimet e skuadrës në dy ndeshjet e tjera. “E merituam këtë fitore, e dominuam lojën si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë dhe duhet ta fitonim. Jam shumë e kënaqur pasi luajtëm shumë mirë. Golin ia dedikoj një shoqes time, Donatela Marku që është në ekipin tonë dhe në Kombëtare.

Synimi për ndeshjet e radhës? – T’i fitojmë të dyja ndeshjet e mbetura” – u shpreh Borci. e këtij suksesi u shprehën shumë të kënaqura për arritjen e këtij rezultati dhe për lojën e zhvilluar nga Shqipëria.