Florenca Lekstakaj, bashkëshortja e mbrojtësit shodran të Napolit, Elseid Hysaj, ka dhënë një intervistë në Italia për rubrikën “Gjysma tjetër” e portalit të njohur italian, Tuttomercatoëeb.com.Ja dhe disa pjesë nga intervista:
 Fiorenca, sa për të filluar, një pyetje tradicionale, si u njohët?

– Marrëdhënia jonë ka nisur para 4 vitesh. Elsi ishte me disa miq duke shëtitur para derës së shkollës sime dhe u takuam rastësisht. Kishim miq të përbashkët, për atë ishte e lehtë ta gjente numrin tim dhe brenda pak ditësh u takuam për të dalë së bashku.
Ishte dashuri me shikim të parë?

-Të them të vërtetën, nuk e di nëse ishte me shikim të parë, por mund të them që unë dhe Elsi filluam të frekuentoheshim së bashku dhe zbaviteshim shumë, na mjaftonte edhe një film në kinema për t’i bërë ditët tona
fantastike, ku të qeshurat nuk mungonin kurrë dhe në pak kohë nuk mund të bënim pak a shumë pa njëri-tjetrin

Çfarë të bëri të dashurohesh me të?

– Nuk besoj se ekziston një mënyrë për ta bërë dikë të dashurohet. Mes nesh u krijua menjëherë një marrëdhënie e bukur, e bazuar mbi shumë  besim dhe respekt. Mbi baza të tilla lindi dashuria jonë, e kurorëzuar më pas nga lindja e vogëlushit tonë Elis!

A ka ndonjë defekt të cilin nuk e duron dot?

– Nuk e di nëse mund ta quaj defekt, por është ai që nuk qëndron kurrë në një vend. Elsi duhet të bëjë gjithnjë diçka, dashuron çdo lloj sporti, kërkon të shfrytëzojë çdo moment të ditës dhe bën që jeta jonë të mos jetë monotone, ndaj nuk mund ta quaj defekt (qesh).

Si është Elsi Hysaj në jetën private?

– Ka një zemër të madhe, nuk tërhiqet kurrë pas nëse dikush ka nevojë për të, është gjithnjë i disponueshëm. Edhe pse puna i merr shumë kohë, ia del të më përkushtohet dhe të jetë një baba i mrekullueshëm.

Ka tatuazhë?

– Po, ka shumë dhe më pëlqejnë shumë. Mban inicialet e tij në qafë, një shkrim më të madh në krah që përfundon me “mama dhe baba” dhe inicialet e gjithë familjes. Pastaj, dy futbollistë me numrat e fanellës së kombëtares shqiptare dhe Napolit, emrin tim te gishti i unazës dhe tatuazhi i ardhshëm do t’i kushtohet natyrisht të voglit tonë.

Kush gatuan në shtëpi?

– Elsi është padyshim i pari për të ngrënë. Për të gatuar, gjithmonë unë.

Cila është pjata e tij e preferuar?

– Që kur ka ardhur në Napoli, pëlqen sigurisht mocarelën. Ai ha gjithçka, nuk ka preferenca të veçanta.

Kur dëshiron t’ia bësh qejfin duke gatuar diçka që ai e pëlqen shumë, çfarë i përgatit?

– Tiramisu me çokollatë! Bëhet si i çmendur (qesh)..

Si e kaloni kohën e lirë?

– Nëse kemi ndonjë ditë të lirë, spostohemi në Shqipëri tek të afërmit, ose në Firence, ndërsa në verë preferojmë të shijojmë detin e mrekullueshëm të Napolit.