Pas nje sezoni me probleme te shumta demtimesh, mesfushori shkodran Florind Bardulla pritet te nise nje tjeter krejt ndryshe. Ai duket se i ka lene tashme pas te gjithe shqetesimet qe ka patur dhe prej disa kohesh eshte munduar te kape formen me te mire sportive.

Por nderkohe trajneri i ri i Veleçikut ka dashur ta kete serish ne skuader edhe per kete sezon dhe u ka kerkuar drejtuesve te klubit qe te bejne te mundur rinovimin e kontrates me te.

Nga sa behet e ditur, tashme akordi eshte arritur dhe ish- mesfushori i Vllaznise do te jete zyrtarisht futbollist i Veleçikut edhe per sezonin 2022-23. Kuptohet qe pritshmerite jane te medha per te, por kuptohet e rendesishme eshte qe te mos i rishfaqen problemet e demtimeve.

Bardulla njihet per vlerat e tij dhe si rrjedhoje do t’i beje shume pune skuadres koplikase e cila synon dhe pretendon qe te jete nje nga me te mirat e kampionatit te kategorise se dyte dhe ne gare per ngjitjen nje kategori me lart.

Me firmosjen e kontrates edhe me Bardullen, mund te thuhet se merkatoja e Veleçikut eshte mbyllur dhe tashme thjesht ekipi do t’i jape doren e fundit pergatitjeve per startin e kampionatit qe eshte planifikuar per me 1 tetor./SHKODRA-SPORT.COM/