Dita e djeshme ka qene e veçante per futbollistin brazilian Marcelo. Pikerisht per pritjen fantastike qe i eshte bere nga tifozet e klubit te njohur grek Olimpiakos me te cilin ka firmosur se fundi dhe do te luaje ne sezonin e ri.

Por nderkohe diten e sotme, Marcelo mesohet se ka nisur stervitjen me ekipin e tij te ri, por nderkohe ne fushe bashke me pjesen tjeter te skuadres ka qene edhe nje futbollist shkodran: Andreas Ndoj.

Ky i fundit siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ka firmosur nje kontrate 4 vjeçare me klubin e Olimpiakos dhe luan kryesisht me ekipin B te tij, por prej dy ditesh eshte ftuar ne stervitje nga ekipi i pare.

19 vjeçari shtatelarte qe luan ne rolin e mesfushorit te qendres, konsiderohet nje element i se ardhmes nga drejtuesit e klubit greke dhe si rrjedhoje po investojne per te. Megjithate dita e sotme, perpos kenaqesise te stervitjes me ekipin e pare, i ka dhene atij te tjera emocione nga prania ne fushen e stervitjes te nje legjende si Marcelo.

Per me teper kur vetem nje dite me pare, e gjithe Greqia dhe ndoshta e gjithe bota u mahnit nga pritja qe iu be atij, nderkohe qe sot shkodrani Ndoj ka patur kenaqesine ta kete prane ne stervitjen e Olimpiakosit./SHKODRA-SPORT.COM/