Do të startojë në orën 13:45, supersfida mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Një duel tepër interesant që pritet të jetë mjaft i luftuar në fushën e lojës.
Laci Vllaznia
Kurbinasit e Mirel Josës, janë duke kaluar një moment fantastik, me 4 fitore ne 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë edhe në krahun tjetër, shkodranët e Brdariç, do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të synuar deri në fund, objektivin madhor që është titulli kampion.
Si Laçi ashtu dhe Vllaznia, vijnë në këtë duel pas triumfeve në ndeshjet paraardhëse. Me fitoren e Tiranës, bardhezinjtë, do të tentojnë të ruajnë diferencën pre 6 pikësh nga bardheblutë, ndërkohë që shkodranët kërkojnë të mbajnë në presion skuadrat e kreut.
FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç.