Kane kaluar 20 minuta loje ne stadiumin e Laçit dhe ritmi i ndeshjes ne mes skuadres vendase dhe asaj te Vllaznise eshte shume i larte me perpjekje te te skuadra per te kaluar ne avantazh. Por rastin me te paster deri tani e ka patur Laçi.

Ne minuten e 4-te traversa shpëton Vllazninë. Pas kombinimit Deliu-Guindo, ky i fundit godet bukur brenda zonës, por sfera stampohet në traversën e Zogoviç.

Megjithate edhe Vllaznia po mundohet te perballet denjesisht me vendasit dhe ne 2-3 momente kane dale rrezikshem para portes se mbrojtur nga Dajsinani.

Rastin me te mire e ka patur Latifi ne minuten e 17-te. Hakaj ben gjithçka mire ne krahun e majte, fut nje top ne zone aty ku Latifi gjuan menjehere me te djathten dhe topi kalon ngjitur me traversen.

LAÇI- VLLAZNIA 0-0

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç.