Gjatë ndeshjes finale të femrave midis ekipit të Partizanit dhe ekipit të Skënderbeut, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, në shenjë vlerësimi dhe falenderimi për rezultatet e larta, përkushtimin, pasionin dhe kontributin ndër vite ka shpërndarë mirënjohje për disa ish-lojtare dhe trajnere të volejbollit shqiptar.

Ne mes ish- volejbollisteve te nderuar ne kete ceremoni, ka patur vend edhe per 6 shkodrane te cilet kane marre nje “Mirenjohje” nga Federata Shqiptare e Volejbollit per kontributin e tyre te dhene ne vite.

Me kete titull jane nderuar emra te shquar te volejbollit shkodrane ne vite duke filluar nga Kristina Nikolla, Valbona Quku dhe Nora Deda, per te vazhduar me Mark Kroqin, Besnik Lishen dhe Sokol Halilin.

Perpos tyre jane nderuar edhe emra te tjere te shquar te ekipeve te tjera si Emanuela Axhani, Nevila Hatibi, Lavdie Hakrama, Mimoza Ibrahimi, Fatmira Podgorica, Lulëzime Duka, Tatjana Marash, Brunilda Tasho dhe Prenda Ismaili.

Po ashtu jane nderuar edhe Bahri Gjinovci, Ylli Tomorri, Arjan Farka, Arben Sako, Agim Reka, Pandush Kapedani, Jani Melka, Robert Damo, Artur Dhimo, Eduart Domi, Edmond Koçia, Fatos Lulo dhe Adrian Doci.

Sigurisht qe veprimi i drejtuesve te Federates duhet pergezuar dhe pershendetur sepse nderimi i atyre personazheve qe kane shkuar historine e ketij sporti, ne rradhe te pare eshte respekt per ta, por edhe vlere per institucionin qe ato drejtojne./SHKODRA-SPORT.COM/