Kalendari i ka rezervuar Vllaznisë përballjen e finales së Superkupës së Shqipërisë me Tiranën në “Air Albania”, një nga tre kundërshtarët e vetëm që ka për momentin sipër vetes në klasifikim.

Objektivi i vetëm në këtë sfidë do të jetë fitimi i Superkupës, në ndeshjen që konsiderohet si “Klasikja e Shqipërisë”. Rrallëherë, për të mos thënë asnjëherë, përgjatë këtyre viteve të fundit, këto dy skuadra kanë pasur një përballje me aromë “trofeu”.

Për këtë arsye, e gjithë vëmendja në këto ditë stërvitje është përqëndruar pikërisht te ndeshja finale e Superkupës me kryeqytetasit, me Josën që po provon edhe skemat për të dërguar skuadrën te fitorja, e cila mungoi në javën e fundit të luajtur në kampionat ndaj Tiranës.

Fitimi i Superkupës së Shqipërisë padyshim që do të rifuste në shina sërish skuadrën e Vllaznisë e cila është e vendosur për të synuar deri në fund fitimin e titullit kampion këtë sezon.
Maringlen ZHIVANI