Do të startojë në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Kampionët aktualë të Shqipërisë do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, por edhe të ruajnë vendin e parë në renditje.

Ndërsa shkodranët e Mirel Josës duan tre pikëshin për t’i bërë presion kryesuesve në renditje.

FORMACIONET ZYRTARE –

TIRANA – (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Limaj, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrik, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA – (4-3-3): Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi; Mala, Aralica, Herald Marku. Trajner: Mirel Josa.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Olsion Yzeiraj (Patos)

Asistent i parë – Egin Doda (Tiranë)

Asistent i dytë – Herald Lisaku (Tiranë)

Arbitër i katërt – Orlando Kuka (Tiranë)

VAR – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

AVAR – Albert Doda (Tiranë)