Kukësi dhe Vllaznia luajnë sot në 16:45 për javën e 24 në Superligë. Sfida e “Elbasan Arena” sheh miqtë nga Shkodra me pesë mungesa të rëndësishme. Adili, Da Silva, Gurishta, Jonuzi dhe Hoxhaj nuk janë të gatshëm për trajnerin Brdaric, që do duhet të bëjë pa disa nga titullarët fiks të ekipit.
Për shkak të dëmtimeve ose kartonave, gati gjysma e Vllaznisë mungon sot. Trajneri Brdaric nuk e ka quajtur dramë këtë fakt, duke pasur besim te lojtarët në dispozicion.
Fangaj, Heric dhe Kruja janë lojtarët që priten nga minuta e parë, ndërsa në portë Zogovic duket se do marrë vendin e tij pas pezullimit.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Zogovic, Fangaj, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Kruja, Heric, Latifi, Djurdjevic, Aralica