Kukësi-Vllaznia është dueli i rradhës që do luhet sot në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Një takim që është i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit dhe që është një ndeshje direkte për vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Të dy skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, nga 38 secila dhe do kërkojnë të kalojnë njëra-tjetrën.

Statistikat këtë edicion flasin në favor të kuksianëve. Ku në ndeshjen e fazës së parë Kukësi fitoi në shifrat 2-0, e ndërsa në fazën e dytë, dy skuadrat ndanë nga një barazim 1-1 mes tyre. Edhe takimi i fundit i sezonit të shkuar do fliste në favor të kuksianëve. Verilindorët triumfonin në shifrat 3-1 përballë kuqebluve.

Një barazim 0-0 ndanë dy skuadrat në ndeshjen e fazës së tretë të sezonit 2020-21. Ku takimi do kujtohet për episodin e famshëm të penalltisë së Imerit. Për të parë një fitore të Vllaznisë kundër Kukësit duhet të kthehemi në datën 15.01.2021. Vllaznia fitonte në shifrat 0-1, ku autori i golit ishte Arlind Kalaja. Tashmë i larguar nga Vllaznia.

Statistikat e pesë ndeshjeve të fundit flasin në favor të Kukësit që numëron 2 fitore. Po ashtu dy skuadrat kanë ndarë nga dy barazime e ndërsa një sukses i takon Vllaznisë. Tashmë pritet të shihet sot në përfundim të takimit se nga cila anë do peshojnë statistikat.
Endri ÇINARI