Dilema per formacionin me te cilin do te zbrese sot Vllaznia ne fushe, ne oren 17.00 ne sfiden kunder Bylisit, por duket se trajneri Hysen Dedja tashme e ka marre vendimin e tij per 11-shen me te cilen do te nise lojen.

Ai kishte paralajmeruar qe dje se do te kishte ndryshime te vogla, kryesisht ne emra por edhe ne vendosje dhe ne fakt keshtu ka ndodhur.

E reja eshte se ne krahasim me ndeshjen ndaj Teutes per kupe, vetem nje lojtar do te ndryshoje nga ajo 11-she. Do te largohet mbrojtesi Shehi dhe do te aktivizohet sulmuesi Junior.

Por kjo gje do te shoqerohet me 3-4 levizje te pozicioneve te lojtareve te tjere ne fushe. Keshtu, ne vend te Shehit ne qender te mbrojtjes do te rikthehet te luaje Adili qe ndaj Teutes u aktivizua si mesfushor shkaterrues.

Po ashtu, Gurishta qe luajti mesfushor i djathte, do te luaje ne qender kete here bashke me Krymin dhe vendin e tij do ta zere Zogaj. Te tjeret jane po ato ne pozicionet qe kane luajtur edhe me perpara.

Pra, ne porte pritet te jete Efremov, per te kaluar tek mbrojtja me kater, ku ne te djathte do jete Gligorov, ne te majte Marku dhe qendra me Maloten e Adilin. Mesfusha sakaq do te jete e perbere nga dyshja Krymi- Gurishta ne qender dhe Kruja e Zogaj nder krahe.

Ndersa sulmi do t’i besohet brazilianeve Hygor e Junior. Me kete 11-she, Vllaznia pritet te synoje te marre fitoren ndaj Bylisit, rivalit te saj kryesore ne luften per te mos shkuar ne play-out.
www.shkodrasport.com