Ndryshimet në formulën e Superiores kanë sjellë edhe një precedent të ri, pasi ky sistem i ndarjes së titullit kampion është unik në Europë.

Në vëzhgimin e bërë nga “Panorama Sport”, rezulton se asnjë prej kampionateve në Europë nuk ka këtë model.

Nuk dihet se cilit model i janë referuar FSHF-ja dhe klubet për këtë skemë, e cila nuk ishte e njëjtë as me të gjitha ato variantet që u propozuan në mbledhje.

Shohim që në shtete si Belgjika apo Danimarka, titulli ndahet me “play off”, por zerimi i pikëve nuk ndodh, as caktimin e vetëm tri ndeshjeve për çdo klub nuk e shohim.