Sot, është një ditë e veçantë për njeriun e “padukshëm” që ka ngritur peshë apo ka pikëllyer shumë zemra përmes komentit të tij në ndeshjet e ndryshme të kampionatit shqiptar. Profesor Ismet Bellova feston 86-vjetorin e lindjes.

I njohur për zërin e veçantë të tij, aty pas radios, ai nuk ngurroi asnjëherë të dhuronte emocione për gjatë karrierës si komentator sportiv. Në këtë ditë të veçantë të tij s’mund të mungonte as urimi i Defrim Met’hasanit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Dikur e kishim idhull dhe nisëm ëndërrën tonë duke dashur ti ngjajmë sadopak. Ky është legjenda i mikrofonit dhe ikona e gazetarisë sportive, Ismet Bellova, që sot mbush 86 vjeç.

Ai mbetet padyshim shkollë në komentin sportiv me zërin e veçantë dhe ngjyrimet e bukura të fjalorit të pasur sportiv. Mbi 100 profesor i dashur, dibrani i mirë dhe Mësuesi i Popullit Ismet Bellova!”/newsport/