Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zënë një vend në qeverinë e futbollit europian duke marrë 36 vota.

Për këtë ka reaguar, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale uron kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Krenar për ty dhe për forcën e ideve të tua që sot çuan Shqipërinë në Olimpin e futbollit Europian!”, shkruan vëllai i Armand Dukës, Agroni./newsport/