Basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja vazhdon te shkelqeje dhe te tregoje se nuk do te heqe dore per te qene pikeshenuesja me e mire edhe e kampionatit aktual, per te perseritur kesisoj edhe suksesin e sezonit te kaluar.

Pas 7 javesh kampionat, ajo ka arritur te shenoje plot 203 pike, me shume se çdo lojtare tjeter dhe si rrjedhoje kryeson me merite renditjen e pikeshenueseve me te mira te kampionatit.

Ne vendin e dyte ajo ka lene basketbollisten e Flamurtarit Asia Lanae Henderson me 173 pike, per te vazhduar me basketbollisten e Partizanit Ornela Lalaj qe ka shenuar 165 pike e keshtu me rradhe. Ne kete renditje, basketbollistja tjeter e Vllaznise Ingrid Dashja eshte e shtata me 112 pike te shenuara.

Sa i takon Rreshpjes, ajo vazhdon te beje mire ne çdo ndeshje dhe pas 7 javesh kampionat ka nje mesatare prej 25.6 pikesh per ndeshje te shenuara. Nje tregues ky i shkelqyer, qe flet me se miri edhe per vlerat e kesaj lojtareje.

Te mos harrojme se ajo eshte ne gare me disa basketbolliste shume te mira amerikane qe luajne ne kampionatin tone si dhe me disa lojtare te tjera qe jane po ashtu anetare te kombetares shqiptare dhe per kete arsye, vendi i pare ne kete renditje eshte nje arritje per te./SHKODRA-SPORT.COM/