Maurizio Sarri, filozof metropolitan dhe dijetar i futbollit, nuk ka humbur një sekondë të vetme.

Së fundi ka folur për fushën dhe strategjinë e të luajturit edhe me De Ligt, që është dhurata e mundshme e Paraticit. Dhe nëse Dybala shfaq urinë e djeshme si me Argjentinën, i etur për rilindje, atëherë skema e Sarrit do të kishte më shumë formën e pemës së Krishtlindjes.

Sidoqoftë, edhe në epokën e re të bardhezinjve, Ronaldo do të jetë qendra e “gravitetit”. Çdo kompozim taktik ofensiv duhet t’i përshtatet atij, i cili sigurisht nuk mund të zërë vetëm pozicionin e sulmuesit të jashtëm.

Trajneri toskan kërkon ta bëjë CR7 me shumë… një CR9, një qendërsulmues, por duke ruajtur lirinë e tij të pozicionimit. Vendimtare në këtë rast është përshtatshmëria e Dybala si pykë, përpara. Dhe në rastin e 4-3-3, një sistem i eksploruar me vazhdimësi të madhe në vitet e fundit, ka vend për fantazinë e Bernardeschi deri te Douglas Costa.

FOTO/ Formacioni i frikshëm i Juventusit, ja skemat e Sarrit sezonin e ri