Granit Xhaka me performancën e shkëlqyer që po zhvillon në Botëror ka fituar zemrat e të gjithëve.

Episodi më i diskutuar është sigurisht festimi me shqiponjë pas golit të realizuar ndaj Serbisë. Fama e tij tashmë është përhapur edhe në Iran.

Në Teheran, kryeqyteti i vendit, mund të shohësh të pikturuar fytyrën e mesfushorit në murin e Ambasadës Zvicerane.

Fotot janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Zvicra do të luajë përballë Suedisë në fazën e 1/8 të Botërorit Rus.