Ada sot nuk po kalon momente të mira dhe ndodhet në kategorinë e dytë por për vite me rradhë ajo ka qenë protagoniste në kategorinë e parë. Madje të gjithë mbajnë mend fitoret 5-0 ndaj Partizanit, fitoret ndaj Skënderbeut, Elbasanit apo dhe eliminimin e famshëm në kupë të Dinamos.

Sot nga arkiva e “Shkodra Sport” kemi nxjerrë një foto të para 5 viteve. Ky është një nga ekipet më ë mira të Adës në vite. Po ju risjellim edhe emrat. Lart nga a majta në të djathtë: Portieri i dytë Besnik Ndoj, më pas portiri Erind Selimaj, për të vazhduar me Erjon Hoti, Feliks Tota, Ervit Jacaj, Orges Lini, Bekim Erkoçeviq dhe Etrit Nika.

Poshtë nga e majta Enis Ferlushkaj, Abaz Karakaçi, Edison Puka, Oltion Drabeja dhe Ndue Mujeci. Disa prej tyre tashmë e kanë lënë sportin, të tjetë vazhdojnë të jenë aktiv edhe në Superligë, në kategorinë e parë e të dytë.

Ka edhe nga ata që po luajnë jashtë vendit si për shembull Mujeci i cili po luan me sukses në Hong Kong. Ada kësisoj ka rregjistruar në arkivin e tij shumë emra lojtarësh të talentuar, ashtu siç kanë punuar me të dhe shumë trajnerë të mirënjohur.
© shkodrasport.com