Ada do te nise pergatitjet per sezonin e ri futbollistik dhe duket se ajo do te kete nje organizim te ri. Ka mjaftuar nje foto e publikuar ne story nga trajneri i kesaj Vahedin Pepa per te zbuluar shume gjera.
“Treshja per te rikthyer KF Aden ne kategorine e pare”- shkruan ai mbi foto ne te cilen eshte bashke me presidentin Alfred Pjetri por edhe me Kreshnik Krepin.
Nese Pjetri dihet çfare roli te rendesishem ka tek ky ekip qe nga krijimi i tij ne vitin 1996 dhe deri me sot, mbetet per t’u pare roli qe do te kete Krepi tek Ada.
Ky i fundit per disa vite me rradhe ka qene trajner i ketij ekipi dhe po ashtu ne momente te caktuara edhe drejtor teknik. Me shume siguri qe me kete postim, eshte “zbuluar” qe edhe ne sezonin e ri, ai do te mbaje kete post tek Ada.
Nga ana tjeter eshte konfirmuar edhe fakti qe perkrah trajnerit Pepa, ne rolin e ndihmesit do te jete Etrit Nika, nje emer shume i njohur per kete skuader dhe njekohesisht trajner tek Akademia e ketij klubi.
Duket se velipojaket do kene pretendime ambicioze per sezonin e ri megjithate tashme duhet pare se çfare do te ndodhe me merkaton dhe cilet lojtare do te veshin fanellen e kesaj skuadre ne sezonin e ri.
© shkodrasport.com