Pasditja e sotme ka qene shume e veçante per tifozet shkodrane per emocionet qe u dhuroi Vllaznia ne futboll per femra me ate perballje dinjitoze ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1.

Numri i tyre ne stadium ka qene diku mbi 3 mije vete dhe padyshim qe ky eshte nje rekord me vete. I mblodhi kaq njerez Vllaznia e femrave, kur thuajse ne asnje ndeshje te javes se fundit te “Abissnet Superiore” nuk u pane kaq tifoze ne shkallet e stadiumit!!!

Por Shkodra edhe njehere tjeter i jep leksion te gjithe Shqiperise. Fale edhe organizimit te shkelqyer te drejtuesve te klubit qe u kishin bere ftese te gjithe shkollave te qytetit, po ashtu edhe gjithe Akademive te futbollit, numri i femijeve te pranishem ka qene i konsiderueshem.

Perpos tyre, ne shkallet e “Loro Boriçit” jane pare edhe shume familjare, njerez edhe ne moshe te cilet jane kenaqur me atmosferen e krijuar ne stadium, me paraqitjen dinjitoze te skuadres se tyre.

Kane qene te pranishem ne stadium edhe pjestare te grupimit “Vllaznit Ultras” qe te vendosur ne pozicionin e tyre te zakonshem, ne tribunen C5, i kane dhene nje bukuri te madhe ndeshje me brohoritjet dhe kenget e tyre gjate gjithe ndeshjes.

Te gjithe keto faktore, te lene me shprese se te merkuren e ardhshme po ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e kthimit ndaj ketij kundershtari dhe numri i tifozeve mendohet te jete edhe me i madh se sot. Sepse Shkodra mbetet Shkoder…