Ka qene nje foto e rastesishme e shkrepur paraditen e sotme ne palestren e boksit te Vllaznise, por qe na beri te mendojme shume rreth personazheve te saj dhe historise qe ato kane shkruar e vazhdojne te shkruajne.

Ishte nje vizite e rastesishme e ish- kampionit te shquar Artur Gavoçi ne palestren e boksit te Vllaznise dhe deshira e Nelson Hyses per ta bere kete foto sebashku edhe me trajnerin Zef Gjoni dhe ja ku eshte kjo foto qe me siguri do te flase edhe per vite me rradhe.

Dhe ne fakt ka se çfare flet. Artur Gavoçi eshte 15 here kampion i vendit, nje emer qe ka shkruar me germa te arta historine e ketij sporti ne peshat e lehta. Bashke me te eshte edhe ish- trajneri i tij, Zef Gjoni. Njeriu qe vazhdon te drejtoje me suksesin ekipin e Vllaznise por edhe te kombetares shqiptare, pavaresisht moshes qe ka.

Dhe ne te djathte te fotos eshte Nelson Hysa. Boksieri qe perpos gares per t’i thyer rekordet e titujve te Gavoçit, prej nje viti i ka hyre edhe nje gare tjeter, ate te boksit profesionist ku ka bere shkelqyeshem deri tani me 8 fitore ne po aq ndeshje te luajtura, prej te cilave 6 me KO.

Mban vendin e 150-te ne ranglisten boterore dhe planet per te ardhmen jane shume te medha per te. Megjithate, e kaluara dhe historia eshte gjithmone e bukur dhe prandaj kjo foto vlen shume, per te tashmen dhe te ardhmen…
Gjergj KOLA