Për herë të parë doli në skenë në sezonin e shkuar kur ishte asistente në një nga derbit e kryeqytetit. Ndërsa tashmë ajo është afirmuar si një gjyqtare me stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Emanuela Rustën, vajzën nga Elbasani që shkëqen si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Pak dite me pare ajo gjykoi edhe te paren ndeshjen ne “Arena Kombetare”, ate te kampionatit te femrave ne mes Vllaznise dhe Apolonise.

Arbitrimi një detyrë që duhet kryer me profesionalizëm, por që kërkon edhe përgatitje të lartë fizike. E pikërisht të dyja, bukuroshja e gjykimit ka arritur të konvertojë në një.

Frekuentuese e rregullt e palestreës dhe këtë e tregon përmes postimeve në rrjetet sociale. Së fundmi shfaqet në super formë. Nga fusha në palester, Emanuela Rusta ka zgjedhur të shkëlqejë.