Përfaqësuesja Shpresa luan këtë muaj dy ndeshje miqësore ndaj Maltës, ku do të fillojë puna me grupin e ri të lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në kualifikueset e Euro 2021.

Trajneri Bushi ka vendosur të ftojë shumë emra të rinj në grumbullim, pasi do të shohë sa më shuam lojtarë në veprim në këto ndeshje që të fillojë të krijojë grupin me të cilin të përballojë eliminatoret.

Një nga emrat që do të jenë risi në grumbullimin e këtij muaji është edhe ai i qendërsulmuesit Skender Loshi.

Futbollisti 19-vjeçar, i lindur dhe i rritur në Holandë, tashmë është pjesë e akademisë së klubit NAC Breda, e cila ka bërë të ditur për këtë grumbullim të lojtarit dhe i ka uruar mbarësi në gjuhën shqipe atij.

Klubi bënte të ditur se lojtari do të udhëtonte drejt Shqipëri më datë 12 nëntor, ndërsa ndeshjet me Maltën do t’i luante më 16 dhe 19 nëntor.

Ndërkohë, në faqen në Facebook” nuk mungonte edhe një postim domethënës nga klubi. “Fat i mirë Skender!”, ishte mesazhi në gjuhën shqipe për lojtarin më të ri kuqezi. /vipsport/