Në javën e 12-të të Kategorisë së Parë do të kemi një ndeshje shumë interesante, të paktën për nga fanellat që kanë këto skuadra. Dinamo do të presë në shtëpi Vllazninë kryesuese me 28 pikë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e këtij sezoni, pasi e para shtë mbyllur me fitoren e shkodranëve. Dinamo renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, kurse kuqezblutë udhëheqin Grupin A me 28 pikë.

Në vendin e dytë i ‘ndan’ Erzeni, që duhet theksuar se po bën një kampionat shumë të mirë, ku ka arritur të grumbullojë 24 pikë.

Kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00. Mbetet të shihet me shumë interes rezultati dhe loja që do të prodhojnë këto dy skuadrat, që për hir të së vërtetës nuk e kanë vendin në Kategorinë e Parë, por në elitë.