Shqipëria ka më shumë shanse sesa në ‘Euro 2016’ për t’ia dalë mbanë”. E thotë Xhani De Biazi, trajneri që për herë të parë dërgoi kuqezinjtë në historinë e tyre në një Europian.

Në intervistën për “Panorama Sport”, italiani është i bindur se përfaqësuesja shqiptare ka realisht shanse të mira për të kapur vendin e dytë.

“E përsëris, Shqipëria duhet të besojë te vendi i dytë dhe te kualifikimi. Portugalia në “Euro 2016” kishte staturën e Francës sot, por Serbia me Danimarkën nuk janë si Islanda me Turqinë.

Besoj se Shqipëria me këto dy të fundit do të rivalizojë deri në fund për vendin e dytë. Me gjithë respektin, por besoj se ato nuk janë si Danimarka me Serbinë”…