Mark Ter Shtegen nuk është ftuar nga Gjermania për 2 ndeshjet e rradhës. Megjithatë, ai ka treguar anën e tij njerëzore.

Portieri i Barcelonës është fotografuar duke përdorur metronë e qytetit të Barcelonës dhe jo me makinë luksoze, siç jemi mësuar të shikojmë shumicën e futbollistëve. Në muajin mars gjermani u fotografua teksa udhëtonte me një motor të thjeshtë në qytet. Pavarësisht fitimit të miliona eurove në vit, Ter Shtegen tregon se është “tokësor”