Vllaznia e Shkodrës është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën që do të zhvillojë me Ilirinë e Fushë-krujës, në stadiumin “Redi Maloku”.

Skuadra e trajnerit Hasan Lika, deri më tani ka shtatë fitore dhe një barazim, por diferencat me rivalët nuk janë shumë të mëdha.

Vllaznia, ndaj Ilirisë do të synojë vetëm 3 pikët dhe ndihet e kërcënuar për kreun, duke pasur parasysh edhe fitoret që arritën sot dy rivalët e saj për ngjitjen në elite.

Kujtojmë që Erzeni fitoi 3-1 në transfertë me Vorën, ndërsa edhe Dinamo, po në transfertën e Burrelit fitoi 1-0. Shkodranët, aktualisht kanë 4 pikë më shumë se shijakaksit si dhe pesë nga Dinaamo e vendit të tretë.

Por, duke pasur parasysh faktin se në fazën e tretë pikët përgjysmohen, shkodranët duhet që të mos e diskutojnë fitoren ditën e hënë në orën 14:00 në “Redi Maloku”./vipsport/