Sot, Vllaznia B ka fituar me penallti finalen e Play Off-it ndaj Orikut. Me fitoren e regjistruar ditën e sotme, skudra e drejtuar nga Ervis Kraja ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Gjithmone nëse skuadra e parë nuk bie nga Superiorja, pasi në të kundërt do të duhet që skuadra e dytë të zbresë në Kategorinë e Dytë.

Lumturinë për këtë sukses nuk e ka fshehur as trajneri, Ervis Kraja. Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen lojtarët e Vllaznisë B duke darkuar, banket i cili është shtruar nga kapiteni Isufi.

Ai shkruan se është i lumtur për shpërblimin që kanë marrë në fushën e blertë dhe se në Shkodër të  gjithë besojnë se Vllaznia do shpëtojë.

“Falemiderit nga të gjithë, Zoti është i madh. Mundi e djersa e pastër kurrë nuk shkon Kot.

Faleminderit kapitenit Isufi që sot grumbulloi skuadrën që të jemi më të bashkuar.

Nëqoftëse do jemi të bashkuar kështu dhe Zoti do na shpërblejë. Vllaznia do shpëtojë”, shkruan Kraja si mbishkrim në foton e postuar. /NEWSPORT.Al/