Xherdan Shaqiri është padyshim një nga blerjet më interesante të kësaj merkatoje për Liverpool, me lojtarin me origjinë shqiptare që madje shënoi dhe një super gol në debutimin e tij me “the reds” në International Champions Cup në SHBA.

Por së fundmi ai është bërë objekt tallje nga trajneri i tij Jurgen Klopp në rrjetet sociale.

Gjithmonë nëse ky është profili i vërtetë i teknikut gjerman në Facebook, në foton e postuar shfaqet Shaqiri duke mbledhur ushqim gjatë grumbullimit me skuadrën në hotel.

Dicitura e fotos është “Xherdan Shaqiri duke kërkuar ushqimin e tij të preferuar fasulet”, duke ironizuar lojtarin me origjinë shqiptare.

Megjithatë edhe nëse nuk kemi të bëjmë me “Kloppin” e vërtetë, batuta është gjithsesi interesante nga fansat e huaj.