Vllaznia nuk është aspak mirë. Ekipi shkodran ende nuk ka mbyllur fazën e përzgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit të ri.

Pjesa kryesore e futbollistëve janë larguar, ndërsa grupi nuk dihet se kush do të jetë.

Ekipi shkodran kaloi në fazën e dytë të përzgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit.

Emrat e kandidatëve kaluan në sitë, ndërsa vendimi nuk dihet se kur do të merret. Sot jemi më gusht, ndërsa kampionati i Kategorisë së Parë nis në shtator.

Koha po shkon drejt skadimit, ndërsa drejtuesit e rinj nuk do të kenë shumë kohë në dispozicion për merkato dhe për të zhvilluar përgatitje me grupin e futbollistëve. Zot fali se nuk dinë se çfarë bëjnë!/sport-ekspres/