HomeKRYESOREFrancezi më i suksesshëm në histori, titulli në La Liga përforcon legjendën...

Francezi më i suksesshëm në histori, titulli në La Liga përforcon legjendën e Benzema

Karim Benzema është kthyer në këtë sezon në liderin e padiskutueshëm të Real Madrid dhe në këtë sezon ka udhëhequr skuadrën në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Tashmë ai është një legjendë për “los blancos”, por edhe për futbollin francez, pasi rezulton se është futbollisti më i suksesshëm në histori.

La Liga e fituar dje, ishte trofeu i 29 i Benzema në karrierën e tij, mes të cilëve numërohen 4 Liga Kampionesh. Në total janë 28 trofe të fituar me klubet, Lion e Real, ndërsa me Francën fitoi Ligën e Kombeve në edicionin 2020-2021.

Pas tij renditet Kingslei Koman, i cili vazhdon me një rekord po aq të veçantë, pasi është shpallur kampion 11 herë në 10 vitet e tij në futbollin profesionist. Ai ka koleksionuar 26 trofe gjatë karrierës deri tani me PSG, Juventus dhe Bajern Mynih, një shifër e jashtëzakonshme teksa merr në konsideratë faktin se është vetëm 25 vjeç.

Vendi i tretë i përket Biksent Lizarazu, me 24 trofe, po aq sa Frank RIberi. Më të shkëputur janë Bleiz Matuidi dhe Patris Evra që kanë nga 21 trofe.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments