Karim Benzema është kthyer në këtë sezon në liderin e padiskutueshëm të Real Madrid dhe në këtë sezon ka udhëhequr skuadrën në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Tashmë ai është një legjendë për “los blancos”, por edhe për futbollin francez, pasi rezulton se është futbollisti më i suksesshëm në histori.

La Liga e fituar dje, ishte trofeu i 29 i Benzema në karrierën e tij, mes të cilëve numërohen 4 Liga Kampionesh. Në total janë 28 trofe të fituar me klubet, Lion e Real, ndërsa me Francën fitoi Ligën e Kombeve në edicionin 2020-2021.

Pas tij renditet Kingslei Koman, i cili vazhdon me një rekord po aq të veçantë, pasi është shpallur kampion 11 herë në 10 vitet e tij në futbollin profesionist. Ai ka koleksionuar 26 trofe gjatë karrierës deri tani me PSG, Juventus dhe Bajern Mynih, një shifër e jashtëzakonshme teksa merr në konsideratë faktin se është vetëm 25 vjeç.

Vendi i tretë i përket Biksent Lizarazu, me 24 trofe, po aq sa Frank RIberi. Më të shkëputur janë Bleiz Matuidi dhe Patris Evra që kanë nga 21 trofe.