Çdo dite e me shume neper media lexojme e degjojme per boksiere te ndryshem qe fitojne ndeshje e tituj te ndryshem, ane e mbane botes. Madje, te veshur me flamurin shqiptar, ne ambjente ku nuk mungojne kenget dhe tifozet shqiptar dhe gjithçka duket mese e bukur.

Ndoshta duke marre shkas edhe nga kjo gje, trajneri i kombetares shqiptare te boksit Zef Gjoni, ka shfrytezuar gazeten “Shkodra Sport” per t’u bere nje apel dhe njekohesisht edhe thirrje te gjithe ketyre boksiereve, per te ardhur e per te perfaqesuar vendin tone ne garat e rendesishme nderkombetare.

“Shohim çdo dite per sportiste shqiptare qe po garojne me suksese kudo neper bote. Une desha t’u beja nje ftese publike te gjitheve atyre, per te ardhur e per te perfaqesuar Shqiperine dhe flamurin shqiptar, pikerisht duke ardhur ketu dhe duke veshur fanellen e kombetares tone.

Kjo eshte shume e thjeshte. Mjafton te kontaktojne Federaten Shqiptare te Boksit dhe gjithçka eshte ok. Kuptohet qe ata duhet te maten edhe me boksieret aktuale qe ne kemi ne menyre qe te mos krijojme probleme peshash, por e rendesishme eshte te zgjedhim me te miret qe do te perfaqesojne Shqiperine ne garat e rendesishme nderkombetare.

Kete vit kemi shume aktivitete te tilla, Kampionatin Boteror, Kampionatin Ballkanik qe mendohet ta zhvillojme ne Shqiperi apo ate Europian dhe shume turne te tjere kualifikues per ne Olimpiade dhe do te ishte bukur te perfaqesoheshim denjesisht. Boksi shqiptar ka dhene prova se mund te marre medalje si ne Europe ashtu edhe ne Bote dhe shpresojme qe keto suksese te vazhdojne”- eshte shprehur trajneri Gjoni./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit te kombetares shqiptare, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: