Ndryshime pa fund te Vllaznise per ndeshjen ndaj Partizanit qe do te nise pas pak minutash ne stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshje kjo e vlefshme per turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise.

Ndryshime keto qe kane nisur nga porta, teksa kete here titullar do te jete jo Zogoviç, por Kristi Qarri. Ky i fundit duket se po te preferohet nga ana e stafit teknik ne te gjitha ndeshjet e kupes dhe prandaj keshtu do te ndodhe edhe kete here teksa do te jete ai ne mes te katerkendeshit.

Mbrojtja nuk do te ndryshoje, me ato kater qe kishim paralajmeruar, pra me Smajlin e Hakajn ne dy krahet si dhe me dyshen Gurishta- Bulatoviç ne qender.

Ndryshime do te kete ne mesfushe teksa jane ulur ne stol Alivoda e Marku dhe ne vend te tyre do te jene Boshnjaku e Heriç, qe sebashku me Jonuzin do te formojne treshen e ketij reparti. E njejta situate do jete edhe ne sulm ku serish do te kete ndryshime.

Ne maje te tij do te jete braziliani Kaina, ndersa ne dy krahet do te luajne Mala ne te djathte dhe Çoba ne te majte. Me kete formacion Vllaznia do te kerkoje te marre nje rezultat sa me te mire per te hedhur nje hap drejt kualifikimit ne gjysmefinale te Kupes.