Granit Xhaka është një nga mesfushorët më të mirë në Premier League këtë sezon teksa po dhuron performanca fantastike me Arsenal duke kryesuar edhe renditjen. Por, lojtari me origjinë shqiptare shquhet edhe për karakterin e fortë dhe personalitetin e madh që ka jashtë fushës së blertë.

Para tre ditësh ai i ka plotësuar ëndrrën një djaloshi shqiptar teksa e ka takuar në ambientet e një kompleksi stërvitor. Ai ka surprizuar djaloshin nga Vraka e Malesise se Madhe, Ergys Pepaj i cili është jo pak i famshëm në rrjete sociale teksa dhuron spektakël alla-Ronaldinho me topin.

“Thonë se ëndrrat bëhen realitet. Nëse më keni ndjekur për një kohë gjatë, e dini që ky është lojtari im i preferuar dhe ta takoj më në fund dhe të jem në gjendje të punoj me të është një ëndërr e realizuar. Faleminderit Granit Xhaka!”-shkruan Ergysi në rrjetet e tij sociale.

Por jo vetem kaq. Granit Xhaka ka bere edhe nje video teksa ka pershendetur edhe te atin e Ergysit, i cili eshte Selami Pepaj, ish- trajneri kampion i Vllaznise se futbollit te femrave. Nje suprize mjaft e kendshme edhe per te dhe padyshim qe kjo ia rrit edhe edhe me shume vlera lojtarit kosovar.