Në “Loro Boriçi” luhet supersfida e javës me Vllazninë që pret Partizanin në orën 17:00 për ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Një vend në kupat e Europës është thuajse i arritur për të dy ekipet ndaj fitimi i këtij kompeticioni është një çështje prestigji sidomos për të kuqtë që kanë 19 vite pa shijuar këtë trofe.

Në përballjet direkte, Vllaznia ka një dominim të frikshëm ndaj të kuqve teksa në 15 ndeshjet e fundit kanë humbur vetëm 1 herë, në sfidën e fazës së parë në Shkodër.

Çdo rezultat tjetër ka qenë i barabartë ose në favor të shkodranëve, të cilët do të kërkojnë një tjetër fitore sot. Te Vllaznia i presin me shume deshire perballjet ndaj te kuqve dhe kjo tradite e bukur e sukseseve keto vitet e fundit pritet te shoqerohet edhe me nje tjeter sot pasdite.