Situata te Partizani duket se s’është aspak e qetë. Kryeqytetasit po luftojnë për një vend në Europë, megjithatë gara është mjaft e ashpër me Kukësin që në ndeshjen e fundit tregoi cilësi në lojë.

Kësisoj për të arritur Europën përmes kampionatit duket e vështirë. Kupa e Shqipërisë ishte një opsion për të shkuar në këtë kompeticion të rendësishëm, por Vllaznia prishi planet e të kuqve duke i eleminuar në gjysmëfinale. Në fushë 16-herë kampionët e vendit kanë çaluar duke dalë krejtësisht jashtë objektivave.

Por, edhe jashtë saj gjërat nuk janë në rrugën e duhur. Burime të besueshme tregojnë për Newsport.al që lojtarët nuk janë paguar prej muajit janar. Askush nuk guxon të flasë për shkak të penaliteteve të ndryshme sipas kontratave të nënshkruara, megjithatë fakt mbetet se futbollistët s’kanë marrë asnjë kacidhe prej 3 muajsh.

Në klubin e kuq ka zëra se në verë do të ketë revolucion total me pak emra që do të mbeten pjesë e skuadrës. Megjithatë ka ende kohe deri në çeljen e merkatos së veres./newsport/