Një ndeshje ku komisioni i Etikës nuk ka dhënë asnjë vendim është ajo e dy javëve më parë, Besa-Egnatia, por FSHF duket se gjen veten për të mbuluar “diellin me shoshë”. Me sa duket, imazhi vlen më shumë se gjithçka për institucionin që drejton futbollin.

Kështu është marrë vendim, që të gjitha ndeshjet e kategorisë së Parë, në Grupet A dhe B të zhvillohen ditën e shtunë në të njëjtën orar. Një gjë e tillë është vendosur duke qenë se është java e fundit, ku do të përcaktohet edhe kalendari i fazës së tretë dhe për të shmangur tolerimet, takimit janë planifikuar që të luhen në një ditë të vetme dhe jo siç ka ndodhur në javët e shkuara, në dy apo dhe 3 ditë.

Por serish pritet te mos ndodhe keshtu, te pakten per grupin A. Kjo sepse si Vllaznia ashtu edhe Veleçiku i luajne ndeshjet e kesaj jave ne fushen e tyre, çka do te thote se do te luajne ne “Reshit Rusi”.

Kuqeblute duket e sigurte se nuk do te luajne ne “Loro Boriçi” pasi eshte mbjellur serish bari i ri dhe prandaj ato do jene te detyruar te luajne serish mesa duket ne “Reshit Rusi”. Prandaj dhe njera ndeshje do te spostohet, per te premten ose te dielen.

Gjithsesi, duket se është shumë vonë, sepse ekipet i kanë bërë planet e tyre me kohë, dhe tashmë mbetet për t’u parë vetëm faza e tretë, aty ku “qokat” me këtë formulë s;kanë munguar kurrë, si për ekipet që duan të ngjiten ashtu edhe për ato të mbijetesës…!