Mjekët e spitalit infektiv, “zyrtarisht” kanë refuzuar pakot e Federatës Shqiptare të Futbollit me topa dhe komplete sportive të kombëtares, të falura nga FSHF për heronjtë e vijës së parë; ndërsa privatisht, kanë rendur të gjithë te dyqani I FSHF për të tërhequr dhuratat, raporton neësport.al.

Gjithçka ka ndodhur pas deklaratës së punonjësit të FSHF-së, Florian Riza, kuruar me covid-19, se në spitalin infektiv kushtet ishin skandaloze. “Unë nuk e di sesi mjekët aq profesionistë, mund të punojnë aty. Mjekët I përkasin vitit 2020, ndërsa kushtet ishin të viteve 2000” ishte deklarata e Flor Rizës menjëherë pas daljes nga spitali.

Më herët, shefi i protokollit të FSHF ishte lidhur me administratën e spitalit infektiv për të mundësuar shpërndarjen e këtij donacioni. Por, nga ajo që i është thënë nga administrate e spitalit ka qenë shprehja e refuzimit. “Doktoreshë Najada është e lënduar nga deklarata publike e dhënë për spitalin. Minimalisht do të ishte e nevojshme një këkesë falje” ishte arsyeja e refuzimit, raporton newsport.al.

Ndjesa publike nuk ndodhi. Atëherë, sipas burimeve nga FSHF, protokolli është vendosur në kontakt me mjekët në mënyrë individuale për gjithsecilin, dhe raportohet se një pjesë kanë tërhequr donacionet e dhëna për “mjekët heronj”. Vetëm se këtë radhë nuk ka pasur as kamera, dhe pakkush ka marrë vesh për donacionin e FSHF për mjekët dhe infermierët e vijës së parë të frontit të luftës./NEWSPORT/